Për dy ditë radhazi, në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
10 deputetë të Parlamentit Evropian, mes tyre Edhe Fredi Beleri do të ulen bashkë me deputetët e Parlamentit Shqiptar.
Lexo edhe :
Related Posts
Teksa u drejtuan për në kryesin e Kuvendit, aty ku do të zhvillonin një tjetër takim me grupet parlamentare, eurodeputeti Thomas Waitz konfirmoi për Vizion Plus se delegacioni i BE-së e nisi ditën me një takim kafeje me kryeministrin Rama në ambientet e një hoteli, ku sipas eurodeputetit kreu i qeverisë ishte shprehur me batutë se po e vëzhgonte vizitën e delegacionit në Tiranë.
Pak minuta më vonë, Fredi Beleri u pa të afrohet i vetëm në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku edhe pse refuzoi të fliste për mediat, ai nuk i shpëtoi akuzave dhe ofendimeve nga qytetarët
Delegacioni do të qëndrojnë dy ditë në Tiranë, ndërsa sot ata janë takuar me ambasadorin e BE-së, e më pas me krerët e grupeve të tjera parlamentare.
Katër janë shtyllat kryesore të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE – Shqipëri: Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Në krye të evropianëve është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, që në fakt përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri, si eurodeputet grek. /vizionplus.tv







