Eurodeputeti gjerman, David McAllister ka reguar lidhur me vendimin e mazhorancës për të votuar në seancën plenare të së enjtes ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në  ‘Twitter’, McAllister shprehet i shqetësuar se pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të pritur opinion e Venecias, Shqipëria cakton për votim ditën e nesërme.

Për eurodeputetin, ndryshimet e njëanshme kushtetuese mund të pengojnë hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit për Shqipërinë.

“Shumë i shqetësuar që pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një opinion të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë është caktuar të bëhet ditën e nesërme. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ngulitin më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”, shkruan eurodeputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *