E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Eurodeputeti grek i kujton Shqipërisë pronat në Himarë

Greqia kërkon të drejtat e plota te pronsise të minoritetit  grek në shqipëri.

 

Reklamë

Eurodeputeti Manolis Kefalogianis  i është drejtuar me dy pyetje shefit të politikës së jashtme të BE, Josep Borrel, në lidhje me ecurinë e tirnaës zyrtare drejt procesit te anëtarësimit.

 

Deputeti i “ Dewmokracise se re” , partisë së udhehequr nga Kiriakos Micotakis, i kërkoi Komisionit Europian të sigurojë që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj pronësore dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtës themelore të anëtarëve të minoritetit grek duke iu referuar tokave në Himarë.

 

Përfaqësuesi i Lartë i Brukselit sqaroi se:

 

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BASHKIMIT EVROPIAN

 

“Përparimi në procesin e regjistrimit të pasurisë është një çështje e rëndësishme që duhet reflektuar në kuadrin e negociatave. BE vazhdon të mbështesë forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë në Shqipëri dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të drejtat e pronave”.

 

Eurodeputeti grek i kërkoi edhe një shpjegim edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës, Kurti se do te votonin pro nese do te mbahej nje referendum per bashkimin.

 

 

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BASHKIMIT EVROPIAN

 

“Komisioni pret që të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë marrëdhënie bashkëpunimi por duke u fokusuar kryesisht të programet e tyre për të vazhduar progresin drejt integrimit evropian.Në këtë kontekst, liderët politikë në rajon duhet të japin shembull duke promovuar një klimë besimi të ndërsjellë, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal.”

 

Në raportin e komisionit evropian thuhet se Shqipëria i ka plotësuar të gjithas kriteret për hapjen e negociatave me bashkimin evropian.

Më shumë video

Reklamë