Eurodeputetët shënjestrojnë Tereza May

Krerët e partive kryesore të përfaqësuar në Parlamentin Evropian drejtuan sot akuza ndaj kryeministres britanike Theresa May, që humbi shumicën pas zgjedhjeve të organizuara prej saj, duke shkaktuar pasiguri në negociatat e Brexit.
“Kur duam të fitojmë në të gjitha drejtimet, veçse humbim në të gjitha kuptimet”, u shpreh italiani, Gianni Pittella, në krye të social-demokratëve, forca e dytë në Parlament, gjatë një seance plenare në Strasburg.
Ai uroi liderin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn dhe orientimin mjaft të qartë të Brexit, ndoshta jo të lehtë por të drejtë dhe të paanshëm.
Evropianët shpresojnë të nisin negociatat për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa sondazhet paraqesnin një shumicë të theksuar në favor të Theresa May deri në ditën e zgjedhjeve.
Por partia konservatore humbi shumicën absolute në Parlamentin britanik duke u hedhur në kërkim të aleancave, dhe ngjallur frikë për një vonesë të mëtejshme në fillimin e negociatave.




