Ndërkombëtaret kane shtuar përpjekjet pet te ndihmuar Maqedonine te dale nga kriza politike. Tre eurodeputete Ivo Vojgël, Eduard Kukan dhe Riçard Houit takohen ketë te marte ne Shkup me liderët e katër partive kryesore ne vend, pas vlerësimit te ambasadoreve amerikan dhe te BE se nuk ka kushte per mbajtjen e zgjedhjeve ne 24 prill. Ky takim cilësohet si shansi i fundit per gjetjen e nje kompromisi, pasi ne mesnate hyn ne fuqi vendimi per shpërndarjen e parlamentit. Eurodeputetet ishin te pranishëm edhe gjate bisedimeve per marrëveshjen mes palëve ne qershor dhe korrik te vitit te shkuar. Ndërsa partia e ish-kryeministrit Gruevski VMRO-DPME këmbëngul qe zgjedhjet te mos shtyhen, LSDM dhe partitë shqiptare BDI dhe PDSH kane mbështetur qëndrimin e ndërkombëtareve. Lideri i LSDM, Zaev ka theksuar se nuk janë pastruar listat zgjedhore dhe nuk është kryer as reforma ne media. Ambasadori amerikan ne Shkup, Xhes Bejli e ka bere te qarte se per datën e zgjedhjeve duhet te vendosin liderët politike, por me e rëndësishme se data është plotësimi i kritereve.