Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kuvend ka folur në lidhje me Eurobondin.

Rama është shprehur se ky nuk është borxh por është thjesht një mekanizëm financimi.

“Ka një keqkuptim të madh në lidhje me aktin normativ dhe Eurobondin. Eurobondi nuk është borxh i radhës por mekanizëm financimi me likujditeteve të vetë borxhit. Nuk është siç tha zoti Mediu marrim borxhe të lajmë borxhe. Është një mekanizëm që na lejo të rrisim shpenzimet dhe të përballojmë të gjithë proceset e financimit të borxheve të marra të të gjithë viteve të mëparshme. E vërteta është se kur përsërisni borxhin 80% dhe më të lartin në histori, ku u thoni njerëzve se ka vetëm marrje borxhi dhe një situatë të dalë jashtë kontrollit kujtohuni pak se nuk ka qenë as 15 vjet më parë e as 20 vjet më parë por kanë qenë ato të linjës së opozitës. Kur ne kemi marrë pushtetin ka qenë 74%. Momentin kur ne e ulëm në 63 % atë borxh në momentin që ne flasim sot ka ndodhur dy ngjarje të rënda Tërmeti dhe pandemia”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published.