Në Hamburg u hodhën zaret: Ndeshja e parë është në Mynih mes Gjermanisë dhe Skocisë. Po Shqipëria? Kur dhe ku luan?

Gjermania do të jetë vendi mikpritës i Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024. Kjo është hera e dytë që nga viti 1988. Kampionati fillon më 14 qershor, me ndeshjen hapëse në Mynih, dhe mbyllet më 14 korrik 2024 me finalen në Berlin.

 

Cila skuadër do të ndeshet me Gjermaninë në ditën e hapjes në Mynih?

 

Kjo u hodh në short më 2 dhjetor 2022 në Hamburg: Përballë kombëtares gjermane do të jetë skuadra e Skocisë. Të dy ekipet i përkasin Grupit A. Dy ekipet e tjera të këtij grupi janë Hungaria dhe Zvicra.

 

Ku luan Shqipëria?

 

Ndeshja e parë e kombëtares së Shqipërisë zhvillohet më 15 qershor 2024, në Dortmund, përballë Italisë. Përveç Italisë, Shqipëria ka në grup edhe dy skuadra të tjera të forta: Ndeshja tjetër zhvillohet më 19 qershor në Hamburgdhe e fundti e raundit paraprak me Spanjën, më 24 qershor në Dyseldorf.

 

 

Tabela e UEFA-s me grupin B. Spanja, Kroacia, Italia dhe ShqipëriaTabela e UEFA-s me grupin B. Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria.

Cilat janë grupet e raundit të parë?

 

GRUPI A; 1. Gjermania, 2. Skocia, 3. Hungaria, 4. Zvicra;
GRUPI B: 1. Spanja 2. Kroacia, 3. Italia, 4. Shqipëria;
GRUPI C: 1. Sllovenia; 2. Danimarka; 3. Serbia; 4. Anglia;
GRUPI D: 1. Fituesi i play-off-it A 2. Holanda, 3. Austria, 4. Franca
Grupi E: 1. Belgjika, Sllovakia, Rumania, Fituesi i play-off-it B.
GRUPI F: 1. Turqia, 2. Fituesi i play-off-it C, 3. Portugalia, 4. Republika Çeke

 

Si përcaktohen tre skuadrat e me Playoff?

 

Tre vendet e mbetura të Kampionatit Evropian do të përcaktohen në fund të marsit 2024 në tre turne të ashtuquajtura “playoff”, secili me nga katër skuadra të kualifikuara në Ligën e Nacioneve. (Nations Ligue).

 

Këto dymbëdhjetë skuadra që do të luajnë për tre vendet e mbetura janë: Gjeorgjia, Luksemburgu, Finlanda, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Greqia, Ukraina, Kazakistani, Estonia, Polonia, Islanda dhe Uellsi.

 

Në finalen e të parës nga tre turnetë kualifikuese, fituesja e duelit ndërmjet Uellsit dhe Finlandës do të përballet më pas me Poloninë ose Estoninë, të cilat do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë në Rrugën A.

 

Në rrugën B ndeshjet janë: Bosnje-Hercegovina – Ukraina dhe Izraeli – Islanda.

 

Në rrugën C do të tekohen: Gjeorgjia-Luksemburgu dhe Greqia-Kazakistani.

 

Kombëtarja shqiptare, nuk do ta ketë të lehtë në Evropian. Asaj i ka rënë të luajë në të ashtuquajturin grupi i ferrit, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Si do të ndahen biletat për tifozët e vendeve që nuk janë kualifikuar ende?

 

Faza e parë e klasifikimit, pra, ka përfunduar. Sipas UEFA-s, kishte rreth 20 milionë aplikime për rreth 1.2 milionë bileta. Pas përcaktimit të grupeve të raundit paraparak më 2 dhjetor, vijon faza tjetër, në të cilën hidhen në treg rreth një milion bileta. 500,000 bileta të tjera do të dalin në shitje pas raundit play-off në mars. Në total ka rreth 2.7 milionë bileta për 51 ndeshjet e turneut. Të gjitha biletat janë të personalizuara dhe do të jenë vetëm në formë digjitale.

 

Si po e presin Gjermania dhe Shqipëria këtë ngjarje?

 

Për shkak të zhgënjimeve të mëdha në Kampionatet Botëror të Futbollit 2018 dhe 2022 (ku në të dyja Gjermania u eleminuar që në raundin paraprak), pas rezultatit jo fort të kënaqshëm në Evropian 2021 (ku u skqualifikua qysh në 1/16) dhe performancës me hope gjatë këtij viti, pritmëritë e vendit mikpritës janë të përmbajtura. Drejtori i turneut Philipp Lahm megjithatë u shpreh i kënaqur me përgatitjet, tek e fundit, mbështetja nga ana e politikës është e madhe. “Në përgjithësi, unë tashmë mund ta ndiej dhe ta shoh këtë mbështetje,” tha ai për DW,

 

Shqipëria në të kundërt, e cila doli e para në grupin e saj, ka ambicie të mëdha. Trajneri i kombëtares, braziliani Sylvinho, tha në një intervistë për median italiane, para se të hidhej shorti, se “nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Europianit”, por edhe për çerek fiinale e Botëror./DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *