Euro nuk ka mundur të ruajë ritmin rritës ndaj lekut gjatë javës së dytë të janarit, ndryshe nga si e nisi vitin 2024.
Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, euro është futur në një cikël zhvlerësimi në raport me lekun gjatë ditëve të fundit duke zbritur sot në një nivelet e 103.70 lekëve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit euro humbi 0.23 pikë në raport me monedhën shqiptare.
Një trend të ngjashëm kanë ndjekur edhe paundi britanik dhe franga zvicerjane, ndërkohë që dollari amerikan rezulton të ketë fituar pikë gjatë ditëve të fundit në raport me lekun.
/vizionplus.tv