E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Euro 2020, Turqia thyen Francën

Ndeshjet eliminatore për Europianin 2020 kane nisur me surpriza. Turqia shtangu Francën, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 2 me 0.

 

Gjithçka u vendos në pjesën e pare, në minutën e 30-të ishte Ajhan që zhbllokoi shifrat, ndërsa 10 minuta më vonë, Under dyfishoi shifrat pas një gafe në mbrojtjen e “gjelave”, duke i dhënë kështu një triumf historik turqve.

 

Reklamë

Në grupin e Shqipërisë, tashmë Turqia merr vendin e parë, me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjeve, ndërsa Franca renditet e dyta.

 

Ndërkohë “Axurrët” e Roberto Mancinit dominuan kundër Greqisë me rezultatin 3 me 0. Golat u shënuan nga Barellas dhe Insigne, më pas ishte Bonucci ai që ka trefishuar avantazhin e miqve.

 

Edhe Gjermania fitoi me shifrat e pastra 0-2 në fushën e Bjellorusisë. Sfida ishte e dominuar nga “pancerat”, ndërsa autorët e golave ishin Sane dhe Rojs, nga një për secilën pjesë.

 

Kjo ishte ndeshja e dytë për Gjermaninë, që numëron 6 pikë të plota.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë