Finalet e kampionatit evropian rifillojnë sot përsëri me tre takimet e para te raundit te 1/8-ve me eliminim direkt. Ne orën 15 ne St –Etjen Zvicra ka nisur perballjen me Poloninë me këta te fundit nje skuadër kompakte sidomos ne mbrojte, nje nga tre ekipet deri tani qe nuk kane pësuar gol. Ne orën 18 ne Park De Princ do te jete derbi britanik Uells – Irlande e Veriut qe do te gjykohet nga nje anglez Atkinson. Te ashtuquajturit dragonjtë e përfunduan grupin B ne vend te pare jashtë çdo parashikimi, duke lëne prapa krahëve pikërisht Anglinë. Ndërsa ne orën 21 Kroacia sfidon Portugalinë e Kristiano Ronaldos, nje ndeshje qe pritet te rrëmbeje me shume vëmendjen e sportdashësve. Kroatët u shfaqen si skuadra me lojën me te bukur ne fazën e grupeve duke surprizuar edhe vete kampionet ne fuqi te Spanjës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *