Subscribe

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka sonte provën e dyte ne grupin A te vlefshme për finalet e Euro 2016. Ne Velodrom te Marsejës, kuqezinjtë sfidojnë organizatoret e këtij europiani Francën, qe kërkon fitoren e dyte dhe kualifikimin. Edhe pse nuk e ka zbuluar formacionin ne konferencën e fundit per shtyp, tekniku De Biasi pritet te beje disa ndryshime ne porte, do te jete i pazevendesushemi Berisha. Ne krahun e majte te mbrojtjes Agolli per here te pare ne rolin e kapitenit, ne qendër Mavraj dhe Aliaj, ndërsa ne te djathte Hysaj. Lëvizje te mëdha pritet te kete ne mesfushe pas Kukelit dhe Abrashit, emri i trete diskutohet ai i Ledian Memushaj. Lenjani do te jete ne te majte, ndërsa Lila ne te djathë. Me shume mundësi Taulant Xhaka, Odise Roshi dhe Ergys Kaçe e nisin nga stoli. Ne sulm përsëri mbështetje per Armando Sadikun. Por ndryshime do te kete edhe ne kampin kundërshtar, ku Didier Deshamps edhe pse i ka te gjithë lojtaret ne formacion ka qene i zhgënjyer nga paraqitja kundër Rumanisë. Kështu dy lojtaret Pol Pogba dhe Antuan Grizman e nisin nga stoli, ndërsa vendin e tyre do ta zëne Kingsli Koman dhe Antony Marsial. Skema e gjelave është 4-2-3-1 me numrin 10 qe pritet ta beje Dimitri Payet. Franca ka arritur 4 fitore ne 6 përballje me kuqezinjtë, te cilët ne fakt nuk kane humbur ne dy miqësoret e fundit. Ata barazuan ne Lorient, ndërsa fituan ne “Elbasan Arena” me nje supergol te Ergys Kaçe. Ndërkohe pas parashikimit te Iguanes, radha i ka ardhur zogut Nelson te beje parashikimin per ketë ndeshje. Dhe ai nuk ka hezituar, duke rrëmbyer qe ne fillim kartonin me emrin France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *