E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Euro 2016, mbyllet faza e grupeve

Belgjika dhe jashtë çdo parashikimi Irlanda, ishin dy skuadrat e fundit qe prenë biletat per ne raundin 1/8-ve  te finaleve te kampionatit evropian. Ne Lil, ecuria ne fazën e grupeve e skuadrës se Antonio Konte përfundoi me nje humbje. Italianet te cilet e kishin prere biletën ne grupin E, pësuan golin ne minutën e 85 te takimit. Autori i golit te vetëm Brady, i cili kualifikon Irlandën qe përfundoi ne vend te trete. Ndërkohe ne takimin tjetër te grupit, Belgjika përfundoi ne vend te dyte pas fitores 1-0 me Suedinë qe përshëndetet nga finalet e kampionatit evropian. Ne Nice, goli i vetëm u shënua ne minutën e 84 nga Naingolan. Ndërkohe pas 116 garave dhe 62 golave Zlatan Ibrahimovic i dha lamtumiren kombëtares suedeze. Raundi i 1/8-ve fillon te shtunën me tre takime Zvicër – Poloni, Uells – Irlanda e Veriut dhe Kroaci – Portugali. Te djelen do te luhen France – Irlande, Gjermani – Slovaki dhe Hungari – Belgjike. Ndërsa te hënën Itali – Spanje dhe Angli – Islande.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë