Subscribe

Pas 20 dite stërvitje intensive dhe dy miqësoreve, kombëtarja shqiptare e futbollit, do te zhvilloje sot ne oren 15:00, ndeshjen e pare te vlefshme per finalet e kampionatit evropian. Përballe tyre do te jete Zvicra, nje sfide qe është cilësuar jo vetëm si derbi, per shkak te 5 lojtareve me origjine shqiptare ne kampin kundërshtar, por edhe nje beteje ne familje, për here te pare ne nje evropian Xhaka kundër Xhakes. Ne konferencën e fundit per shtyp, tekniku De Biasi deklaroi se skuadrën e tij e pret një ndeshje delikate, por kërkon te mare sinjalet e duhura pas nje ngarkese te madhe këto kohe. Ashtu siç pritej, numri nje i pankinës shqiptare, pritet te hedhe ne fushe nje formacion me nje skeme 4-5-1 ku ne prapavije do te jene Hysaj, Cana, Mavraj dhe Agolli. Ne mesfushe Xhaka, Kukeli dhe Abrashi ndërsa nga krahët Roshi dhe Lenjani. Ne sulm besimi është përsëri te Armano Sadiku. Ndërkohe ne kampin kundërshtar, tekniku Petkoviç pritet te fuse qe nga minuta e pare treshen Shaqiri, Granit, Xhaka, Behrami ndërsa Mehmedi eshte ne balotazh me Embolo. Zvicra është e pamposhtur ne 6 ndeshje me kuqezinjtë, duke arritur 5 fitore dhe 1 barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *