Kroacia arriti një rezultat te papritur, duke fituar ne ndeshjen e fundit ndaj Spanjës 2-1 dhe duke e mbyllur Grupin D ne vend te pare ne kuotën e 7 pikëve. U duk se do te ishte nje ndeshje e lehte për iberikët kur qe ne minutën e 7 gjeten golin me Moraten. Por ne fundin e pjesës se pare, kroatet kthyen gjithçka ne baraspeshe me Kalinic. Dy minuta nga fundi, lojtari i Inter Perisiç, përmbysi shifrat duke kaluar per here te pare ne avantazh skuadrën e tij, ndërsa ne minutën e 95 te takimit, Corluka shpëtoi per mrekulli portën nga barazimi. Pas kësaj humbjeje, Spanja do te përballet ne raundin e nje te tetave me Italinë. Ndërkohe ne takimin tjetër, Turqia mundi 2-0 Republikën Çeke dhe fale tre pikëve te marra qëndron ne gare per nje vend ne raundin tjetër mes me te mirëve te vendeve te treta. Skuadra e Faith Terim, e cila vinte pas dy humbjeve ndaj Kroacisë dhe Spanjës ishte me dominuese se kundërshtari, duke gjetur rrjetën me nga nje gol per çdo pjese. Fillimisht Burak Yilmaz kaloi ne avantazh turqit ndërsa Tufan dyfishoi shifrat ne pjesën e dyte. Zhgënjim per çeket te cilët nuk kalojnë përsëri fazën e grupeve ashtu si ne vitet 2000 dhe 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *