Franca është gjysemfinalistja e fundit e euro 2016. Gjelat e drejtuar nga tekniku Deshamps ne ndeshjen e tyre me te mire ne momentin me te rendesishem u treguan te pamëshirshëm, duke shkatërruar surprizën Islande me rezultatin e thelle 5-2. Një pjese e pare thuajse perfekte per vendasit te cilët impresionuan per fizikun, tekniken dhe efikasitetin. Te zotëve te shtëpisë u mjaftoi vetëm 12 minuta kur Zhiru zhbllokoi shifrat. 8 minuta me vone ne nje goditje nga këndi erdhi dhe dyfishimi i rezultatit me protagonist Pogba. Reagimi i nordikeve ne nje mbrëmje te erret ne aspektin fizik, nuk erdhi dhe ne minutën e 43, Dimitri Payet shënoi golin e trete per Francën. Ne përfundim te pjesës se pare skuadra e Desahamps do te shënonte edhe nje tjetër gol kete radhe me Antuan Grizman. Me fillimin e pjesës se dyte Lagerbak beri disa zëvendësime dhe ne minutën e 56 Sigortson ngushtoi diferencën per Islandën. Por gëzimi dhe fantazia per rezultate te pabesueshme zgjati vetëm tre minuta, kur Oliver Zhiru shënoi golin e peste per Francën. Me nje rezultat te tille, ne 15 minutat e fundit duket se u prishen te gjitha skemat me vendasit qe humben përqendrimin, ne te kundërt islandezet arritën te shënonin edhe nje tjeter gol ne minutën e 84 me Bjarnason ne rezultatin përfundimtar 5-2. Tashme ne gjysmëfinale francezet do te sfidojnë Gjermaninë e programuar për te enjten e 7 korrikut.