Belgjika i dha fund ëndrrës se Hungarisë duke rrëmbyer vendin per çerekfinalet e Euro 2016, atje ku do te përballet me Uellsin e Gareth Bale. Skuadra e trajnerit Vilmots, e cila e kishte filluar fushatën e evropianit ne mënyrën me te keqe me nje humbje, ndërsa ishte kritikuar edhe për nje loje individuale, fitoi me rezultatin e thelle 4-0, duke e kthyer ne ndeshjen me te lehte ate qe ishte cilësuar si sfida me delikate ne raundin e 1/8-ve. Te ashtuquajturit djajtë e kuq shfaqen te gjithë potencialin e tyre dhe ne minutën e 10 te takimit kaluan ne avantazh me Tobi Alderverelt. Goli i mbrojtësit e çoi takimin aty ku donte Belgjika, mjaft e shpejte ne kundërsulme, por ne kampin kundërshtar hasen ne rezistencën e portierit Kirali, i cili edhe pse 40 vjeçar arriti te neutralizonte disa raste. Gjithsesi veteran i portës i vetëm nuk mund te bënte gjithçka dhe pas nje rasti te Hungarisë, ne loje u fut përsëri Eden Hazard lojtari me i mire i mbrëmjes. Ne minutën e 78 kapiteni i Belgjikës dhuroi një top per Batshuaji qe dyfishoi shifrat. Dy minuta me vone ishte vete lojtari i Celsit qe shënoi golin e trete, ndërsa ne minutën e 91 Ferreira Carasco vulosi rezultatin përfundimtar 4-0. Me përpara ne sfidën tjetër te pasdites nje Gjermani e frikshme shpartalloi Sllovakinë 3-0, duke prere biletën per ne çerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *