Subscribe

Anëtaret e komisionit te posaçëm për reformën ne drejtësi, kane marre zyrtarisht qëndrimin e Brukselit  mbi opinionin e opozitës per ligjin e vetingut. Ne dokumentin qe mban firmën e drejtuesit te misionit te Euralius, Rainer Deville, vihen re dy momente. Misioni i Erualius eshte kujdesur te ndaje kritikat e Partisë Demokratike qe e përmirësojnë ligjin dhe qe jane te pranueshme nga ato vërejtje qe cilësohen si ide qe  “Përbëjnë konsiderata të dobishme, por pas vlerësimit të kujdesshëm rekomandohet që të mbështetemi në draft ligjin ekzistues.”Jane plot 20 momente ne ligjin e vetingut për te cilin misioni i Bashkimit Europian i jep te drejte opozitës. Pjese tjetër e opinionit te Euraliusit ka te beje me ato parime qe sipas tyre duhet te mos ndryshohen; dhe Deville është kujdesur te listoje 4 çështje qe nuk mund te preken;  se pari nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual, se dyti procesi i ri-vlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës, se treti roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet dhe e fundit bashkëpunëtorët e drejtësisë  konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive. “Komisioni i BE-së më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e bashkimit evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona € të fondeve të taksapaguesve të BE-së.” Tashme qe secila pale e ka thënë fjalën e saj; radhën e kane ekspertet, te cilët jane ulur tashme per te rishkruar ligjin ne përputhje me opinionin e opozitës apo vlerësimet e Euralius dhe Opdat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *