E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Eugert Zhupa fiton etapën e fundit të Turit të 76 të rrethit çiklistik

30-03-2017 Kbc Driedaagse Van De Panne - Koksijde; Tappa 03b De Panne - De Panne; 2017, Wilier Triestina - Selle Italia; Zhupa, Eugert; De Panne;

Këtë të premte u  zhvillua etapa e fundit e Turit të 76 ndërkombëtar Çiklistik të Shqipërisë me itinerarin Sarandë-Fier , 162km. Fituesi i etapës  ishte Eugert Zhupa

Dashamir Rama ish ciklist dhe trajner i kombëtares shqiptare të ciklizmit është shprehur se performance e skuadrës shqiptare ishte e kënaqshme , por ngre shqetësimit se sporti i ciklizmit nuk vlerësohet dhe nuk mbështetet aq sa duhet

Presidenti i Federatës shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, në fund të etapës  por edhe të turit të 76 ciklistik ka falendëuar ekipet pjesmarrëse si dhe të gjithë ata që ndihmuar që ky tur të vijonte normalisht.

Rrethi i 76-të çiklistik  është zhvilluar  për katër ditë me radhë. Kombëtarja shqiptare kishte  në përbërje të saj Bruno Kola dhe Astrit Kronaj si dhe Ylber Sefa, Klidi Jaku, Besmir Banushi, Eugert Zhupa dhe Olsian Veliaj të drejtuar nga trajnerët Dashamir Rama dhe Leonard Kola, ndërsa  gjithë rrethin ciklistik e ka fituar një sportist Italian  Filipo Fioreli në klasifikim e përgjiishmësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë