Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini pranoi se gjatë ditëve të fundit është vënë re një infektim me koronavirus edhe i moshave më të reja sesa gjatë izolimit.

Sipas Tominit, kjo do të thotë se virusi është present dhe se nuk bën seleksionime. Ajo bëri thirrje gjatë një lidhjeje me “Skype” për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” që të zbatohen rregullat e përsëritura vazhdimisht.

“Fakti është që kishte një ndarje të grupmoshave të prekura në fillim të epidemisë, por duke mos neglizhuar asnjë grupmoshë të prekur. Aktualisht kemi një prekje të moshës së re 30 deri në 40 vjeç që janë shfaqur simptomatikë që kërkojnë trajtim spitalor dhe pavarësisht sëmundjeve shoqëruese ose jo, duhet të marrin trajtim spitalor përkundrejt oksigjenoterapisë. Për këtë arsye ndodhsta edhe rastet që janë shfaqur në spital kanë kërkuar që të hospitalizohen grupmosha 30-40 vjeç. Transmetueshmëra e virusit është pothuajse e njëjtë, nuk njeh preferenca apo ndarje gjinish apo moshash. Virusi nuk fal, është prezent dhe prek çdo grupmoshë.”

Tomini tha se duhet të ruhet vigjilenca nga qytetarët si në ditët e para të pandemisë, kur ndihej edhe një lloj frike.

Ajo deklaroi se po punohet që gjurmimi të kalojë në një nivel më të lartë sesa gjatë fazës së karantinës.

Gjurmimi të kalojë në një nivel më të lartë sesa gjatë fazës së karantinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *