Subscribe

Etrit Berisha është lojtari i vetëm i kombëtares shqiptare qe ka bere nje lëvizje te madh ne ditën e fundit te merkatos se verës. Portieri i kombëtares shqiptare u transferua nga Lazio tek Atalanta ne orët e fundit te 31 gushtit. Berisha nuk ishte me zgjedhje e pare per trajnerin e Lazios Simone Inzaghi, i cili preferonte Marchetin si portier titullar e për këtë arsye, gardiani shqiptari kërkoi te largohej nga kryeqytetasit. Shume klube italiane, gjermane dhe spanjolle kërkuan shërbimet e Berishës, por ne orët e fundit lufta me e forte ka qene mes Palermos, Bolonjes dhe Atalantes. Bergamasket edhe pse kane nje portier si Sportielo kane kërkuar te blindojnë kuadratin, duke marre Etrit Berishen ne huazim nga Lazio, por me te drejte blerje te kartonit ne fund te sezonit per 7 milion euro. Ndërkohe, futbollistet e tjere shqiptare nuk kane bere lëvizje ne kete sezon te merkatos, ku pengun me te madh e pati Armando Sadiku, qe mbetet ne ligen e dyte zvicerane tek Zyrihu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *