Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila pritet të jetë numri një i listës së PS në Tiranë, beson se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 25 prill.

 

Në një intervistë të dhënë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Gjonaj vlerësoi se skuadra me të cilën do të garojë PS është me integritet dhe dëshirë për punë.

 

“Është herët për të folur përsa u përket vendeve në lista. Është më shumë për t’u ndalur tek skuadra me të cilën PS do të garojë. Përsa kohë që ka një skuadër shumë të mirë, me njerëz me integritet dhe dëshirë për të bërë diçka për vendin, besoj se është një skuadër që do të çojë PS në fitimin e një mandati të tretë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *