Subscribe

Me ngrohjen e motit, nis te shfaqet dhe rreziku nga pickimi i mushkonjave. Por nëse Zika, nuk është problem serioz per vendin tone, nje tjetër virus, “Ethet e Nilit’ konsiderohen kërcenim per Shqipërinë. Specialistet te Shëndetit Publik tregojnë se vitet e fundit, nga ky virus jane infektuar përmes mushkonjës 10 persona. Insekti është gjetur ne bregdetin e Durrësit, gjirit te Lalzit dhe Lezhës dhe përben rrezik per shpërthim epidemie. Drejtoresha per sëmundjet infektive ne Institutin e Shëndetit Publik, tregon pasojat qe shkakton virusi i ‘Etheve te Nilit” tek personat e infektuar. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i shëndetit publik dhe pushteti lokal, do te nisin fushatën e trete te denzisektimit te vendit nga mushkonjat. Tirana dhe qytete bregdetare janë ne krye te listës, për t’iu nënshtruar këtij procesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *