Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

“Ethet” e negociatave Kiev-Uashington për Ukrainën në Arabinë Saudite mes bombardimeve

9 Mars 11:05

Komuniteti ndërkombëtar mbetet i fokusuar tek Arabia Saudite, pasi “takimi kritik” pritet të zhvillohet javën e ardhshme, sipas analistëve, mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, me qëllim arritjen e paqes.

Edhe pse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të marrë pjesë aktive në delegacionin e vendit të tij në negociata, ai megjithatë do të udhëtojë në Arabinë Saudite, duke qëndruar “plotësisht i përkushtuar” në dialogun me SHBA.

Siç deklaroi dje presidenti i vendit, Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për të pasur një dialog konstruktiv me përfaqësuesit e SHBA në Arabinë Saudite për mënyrat për t’i dhënë fund luftës, në vazhdën e vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ukraina ka kërkuar paqe që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet reale janë në tryezë. Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet,” komentoi Zelensky në një postim në X, duke thënë se do të vizitojë Arabinë Saudite dhe ditën e nesërme do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

We continue working with partners who seek peace just as we do, focusing on the necessary steps. Next week, there will be a lot of work here in Europe, with the U.S., and in Saudi Arabia – we are preparing a meeting to accelerate peace and strengthen the foundations of security.… pic.twitter.com/RDoGpHNwUl

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 7, 2025

Më pas, diplomatët dhe përfaqësuesit ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë në Arabinë Saudite për të pasur një takim pune të martën me homologët e tyre amerikanë.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, theksoi Zelensky.

Delegacioni ukrainas përbëhet nga:

· Ministri i Punëve të Jashtme, Andrii Sybiha,

· Shefi i Shtabit të Zelensky, Andriy Yermak,

· Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Breshëri sulmesh ruse në Ukrainë

Fillimi i negociatave përkoi me një breshëri sulmesh ruse dje, gjatë të cilave u vranë të paktën 14 persona dhe dhjetëra u plagosën.

Përveç kësaj, dy raketa balistike goditën qendrën e Dobropillia në rajonin lindor të Donetskut.

Në të njëjtën kohë, presidenti i SHBA Donald Trump tha në fund të javës së kaluar për homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ai “bëri atë që do të bënte kushdo”, duke vënë në dukje gjithashtu se e ka “më të lehtë” të punojë me Rusinë sesa Ukrainën dhe se Putin “do t’i japë fund luftës”.

“Sulme të tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar”, theksoi presidenti ukrainas në rrjetet sociale.

Ai shtoi: “Prandaj, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të mbrojtur jetët, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të rritur sanksionet kundër Rusisë”.

“Gjithçka që e ndihmon Putinin të financojë luftën duhet të shembet”.

Kush do ta përfaqësojë palën amerikane?

Delegacioni ukrainas do të udhëtojë në Arabinë Saudite për t’u ulur në të njëjtën tryezë bisedimesh me delegacionin amerikan, i cili do të përbëhet nga i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Walz.

Tensionet mes Trump dhe Zelenskyt arritën kulmin gjatë një takimi mes tyre në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë më 28 shkurt.

Zelensky kishte vizituar SHBA-në për të nënshkruar një marrëveshje për burimet minerale dhe natyrore me Presidentin Trump.

Mirëpo, pas asaj që ndodhi në mënyrë shpërthyese para kamerave televizive mes presidentit dhe zv/presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas, ky i fundit u largua pa u nënshkruar asnjë marrëveshje.

Kjo u pasua nga ndërprerja e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, duke rezultuar në humbje të konsiderueshme të trupave në vijat e frontit.

Sipas vlerësimeve, humbjet ishin veçanërisht të rënda në rajonin e Kurskut, të cilin Ukraina e ka pushtuar që nga gushti 2024, ku dhjetë mijë ushtarë tani përballen me mundësinë e rrethimit nga forcat ruse. Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Walz, argumentoi më 5 mars se Presidenti Trump mund të heqë pezullimin e ndihmës ushtarake pasi të zgjidhen negociatat e paqes dhe të merren masat e ndërtimit të besimit, sipas Reuters./vizionplus.tv 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Arabi Saudite bisedime Bombardime Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në Zvërnec: Nuk ekziston ‘ishulli i familjes Trump’!

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

më shumë...

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga fillimi i bllokadës detare të porteve iraniane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.