Edhe mbrëmja e gjashtëmbëdhjetë prime e spektaklit “Ferma VIP 2” në Vizion Plus solli një përzierje emocionesh të forta, rrëfime që prekën këdo si dhe vendime strategjike që tronditën lojën.
Një kthesë e befasishme loje, ishte surpriza që befasoi jo vetëm dy konkurrentët që ishin në nominim por dhe publikun.
Hajmalia e fatit solli rrotacionin e papritur, e cila këtë herë iu besua kryefermer Andreas.
Agai i dorëzoi këtij të fundit hajmalinë me fuqinë për të shpëtuar të dy fermerët, por me një çmim të rëndë, njëri prej tyre duhej të shkonte në nominim të përhershëm.
Andrea vendosi të djegë televotimin e mbrëmjes, por në fund zgjodhi që Frederik Ndoci të përballet çdo javë me sfidën e televotimit.
“E zgjedh Frederik Ndocin sepse e shoh si finalist”, tha Andrea.
Si një simbol i qëndresës dhe maturisë, Frederiku, tashmë i nominuari i përhershëm i edicionit të dytë të Ferma VIP, përfitoi të drejtën të zgjedhë kryefermerin e javës së ardhshme.
Ai vendosi që këtë rol ta marrë Esteri, duke i dhënë asaj një përgjegjësi të madhe për drejtimin e fermës.
Por artisti i njohur Frederik Ndoci ndau me publikun një kapitull të errët dhe emocional të jetës së tij. Rrëfimi i tij prekës preku jo vetëm fermerët, por edhe publikun e mbërthyer para ekranit.
Nga fillesat e karrierës artistike në film, te përndjekja politike dhe rrëzimet personale, këngëtari u ndal dhe ne dramën e ndarjes nga familja e parë dhe rindërtimin e jetës së re.
Pas këtij rrëfimi rrëqethës në skenën e improvizuar brenda oborrit të fermës u shfaq Mukadez Canga, bashkëpunëtorja e hershme skenike e Frederikut.
Sfidat janë në qendër të këtij formati, e përmes tyre u përcaktua edhe buxheti i ditëve në vijim për fermerët. Vetëm 10% buxhet u fitua prej tyre, shumë kjo që duket se do t’i vërw jo pak në vështirësi ata.
Nata e 16-të e spektaklit u mbyll sigurisht me traditën e bukur të krijuar gjatë këtyre javëve, me muzikë të bukur dhe një darkë speciale.
“Ferma VIP 2” po hyn në fazën më të fortë të saj dhe spektaklet e ardhshme pritet të jenë edhe më shpërthyese duke iu afruar finales së madhe. Ndaj ju mos humbisni asnjë moment duke ndjekur 24 orë në 7 ditë të javës në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv





