Një tjetër puntatë plot surpriza pritet sonte në spektaklin e rekordeve televizive “Albania’s Got Talent” në ekranin e Vizion Plus.
Do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo që do të duhet të përzgjedhin edhe këtë mbrëmje të pestë mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale.
Zgjedhje këto që shpesh jo vetëm janë të vështira, por dhe emocionuese pasi vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.
Përzgjedhja e talenteve po i afrohet fundit, teksa të tjerë konkurrentë do të duan të marrin “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes për t’iu bashkuar tre finalistëve tashmë të zgjedhur, artistëve Fatmir Murra, Arjeta Dhima, dhe iluzionistit Ilir Ferizi.
Leandra me lëvizjet e saj të veçanta në kërcim, “Vajzat me çifteli” nga Lezha që vijojnë të ruajnë traditën e bukur të qytetit të tyre, Nadia Muça që riktheu tingujt e këngëve të Vaçe Zelës, Stefano Maurrielo me interpretim magjik përmes flluskave të sapunit, apo pastroi amerikan Cory Cramer qw la pa fjalë me zërin e tij jurinë, ishin disa prej interpretimeve që kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës në rrjet duke thyer sërish rekorde.
Ky produksion i Vizion Plus, premton një tjetër të hënë plot befasi. Ndaj mos e humbisni prezantimin e talenteve etwradhës, por dhe shumë surpriza, sot në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv





