Subscribe

Partia demokratike ka prodhuar sot në parlament, një nga shfaqjet më pak etike në momentin që lideri historik i PD Sali Berisha ka shtyrë kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj. Të dy politikanët janë çuar në foltore për të replikuar me kryeministrin Edi Rama, por Berisha ka tentuar të marrë fjalën para Alibeajt.

 

Situata u qetësua pas disa minutash, por Enkelejd Alibeaj vendosi të replikonte me liderin e mazhorancës nga vendi.

 

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

“Nuk po dal aty se me siguri rrezikoj qe vjen dikush aty e me ze foltoren”

 

Por vete ish-kryeministri Berisha bëri një hap pas,  dhe ka dalë jashtë  parlamentit për të sqaruar mediat se incidenti ishte një keqkuptim.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Jo jo, ishte nje keqkuptim. Alibeaj do I kthente pergjigje se me shume mundesi do I kete permendur emrin, nuk e di se une erdha me vonese. Une degjova qe emri im ishte lakuar disa here.”

 

Por pavarësisht se Berisha foli për incident, në fakt përplasja në parlament tregon situatën reale brenda partisë demokratike, pasi  e njëjta frymë dominoi më herët në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Gjatë kësaj mbledhje Berisha akuzoi Enkelejd Alibeajn se është peng i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës e nuk mund të negociojë në emër të Partisë Demokratike për presidentin e republikës.

 

SALI BERISHA

 

“Opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me njw të emëruar nga Taulant Balla.”

 

Nga ana tjetër për Enkelejd Alibeajn, Sali Berisha është vetëm një deputet I shpallur “non gratat” që  është përjashtuar nga PD.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

“Në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij”

 

Prej 9 shtatorit Partia Demokratike është ndarë në dy grupime, grupi që mbështet Sali Berishën dhe grupi që sot është rreshtuar në krah të Alibeajt dhe bashkimi mes dy grupimeve duket gjithnjë e më I pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *