E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Estonia merr presidencën e BE

Estonia mori ketë të shtune presidencën e Bashkimit Europian. Qeveria e Estonisë publikoi programin e këshillit evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Një ndër pikat kyçe ku do të fokusohet Estonia janë rëndësia e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave dixhitale. Kjo për shkak se vendi është lider në fushën e teknologjisë dhe se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm sulmet kibernetike. Presidenti i KE-së Donald Tusk, u shpreh se estonia është një ndër vendet simbolike që ka lënë pas komunizmin duke u shndërruar në model për rajonin.  Estonia e mori presidencën nga Malta dhe do t’ia dorëzojë bullgarisë  në janar të 2018-tës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë