E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Esktradimi në SHBA, Julian Assange kërkon kohë për të biseduar me avokatët

Themeluesi i ueb-faqes, Wikileaks, Julian Assange nuk është duke pasur kohën që i nevojitet për të diskutuar me ekipin e tij ligjor, luftën kundër esktradimit në Shtetet e Bashkuara, çka ka shkaktuar vonesa të trajtimit të këtij rasti, kanë thënë avokatët e tij në gjykatë të hënën.

 

Pasi i ka ikur dënimit me kusht në Britani, Assange ka shpenzuar shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, para se të nxirrej prej aty nga policia vitin e kaluar. Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e tij për t’u përballur me 18 akuza duke përfshirë komplotin për të hakuar kompjuterë qeveritarë dhe shkelje të ligjit për spiunim.

 

Reklamë

Nëse dënohet, ai mund të kalojë disa dekada në burg. Assage është duke u mbajtur në një burg britanik, në pritje të përfundimit të rastit për ekstradim në SHBA.

 

Ai thotë se akuzat amerikane kundër tij janë tentime politike për të heshtur gazetarët dhe se pretendimet suedeze janë pjesë e komplotit për ta zënë atë. Assange pati pati fituar vëmendje të madhe më 2010 kur Wikileaks pati publikuar disa video të klasifikuara të ushtrisë amerikane, duke treguar sulmet me helikopterë në Bagdad, që kanë lënë të vdekur dhjetëra persona./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë