Subscribe

Autoritetet në Greqi do të lëshojnë urdhërarrestin ndërkombëtar për Klement Balilin brenda 48 orëve. Mediat greke shkruajnë se Balili, i njohur me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”, është një ndër krerët e organizatës që trafikon lëndë narkotike në disa shtete evropiane, në 10 prej të cilave ai zotëron llogari bankare. Me herët, mediat italiane publikua nje artikull me titull “Droga, gjuetia e madhe ne Europe ne kërkim te Eskobarit te Ballkanit”, qe përcjell edhe detaje rreth udhëtimeve te Balilit ne shtetin fqinj. Klemend Balili cilësohet një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare. Ai ishte ne krye te organizatës qe trafikoi mbi 7 tonë marihuane te sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë. Ngarkesa ishte e destinuar per tregun italian, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos, ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kilogram. Sipas burimeve nga hetimet Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare, edhe në takime informale me bashkatdhetarë të tij në qytetin e Milanos. Sipas një zyrtari të policisë italiane, klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në këtë zone, ku nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Ish-Drejtori i Transportit te Sarandës preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër galeri, ne një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta. Sipas akuzës, Balili qe mund te jete fshehur ne Greqi, përdorte postin per te transportuar drogën dhe per te mësuar ne kohe lëvizjet e prokuroreve dhe policeve. Ndërkaq, mediat greke vazhdojnë te zbulojnë detaje te tjera rreth Balilit. Gazeta “Ethnos” shkruan se disa këngëtare te njohur greke kane ardhur ne Shqipëri dhe kane kënduar kur ai hapi resortin “Santa Quaranta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *