E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore”/ Apeli rrëzon kërkesën e avokatëve për ndryshim të masës për Lefter Kokën

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë sërish në qeli.

 

Reklamë

Ndonëse mbrojtja pretendoi se Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore, togat e zeza vendosën të mos i japin ish ministrit një masë më të butë sigurie.

 

Për pasojë, Koka do të vazhdojë të qëndrojë në burg, në pritje të mbylljes së hetimeve. Ai akuzohet për korrupsion me inceneratorin e Fierit, për të cilin edhe ka marrë masën e arrestit me burg. Por së fundmi ai është akuzuar nga SPAK edhe për inceneratorin e Elbasanit.

 

Ndërkohë, sot pas mesditës, pritet që gjykata e Apelit të Posaçëm të japë vendimin për ish-deputetin e partisë socialiste Alqi Bllako.

 

Prokuroria ka kërkuar për të një masë të dytë sigurie për inceneratorin e Elbasanit krahas asaj ekzistuese të arrestit me burg për djegësin e Fierit.

 

Një ditë më parë, të akuzuarit kryesorë për koncesionet e inceneratoreve mohuan akuzat e prokurorisë për korrupsion, duke kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.

Më shumë video

Reklamë