Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pasditen e sotme ka zhvilluar foltoren e radhës në qytetin e Lezhës. Ai theksoi se nuk ka qëllim që të krijojë një forcë të re politike, por theksoi se ka ardhur koha për të bërë PD-në fituese.
Salianji: Unë nuk do të krijoj forcë tjetër politikie, shtëpia ime është Partia Demokratike dhe ne atë do ta bëjmë fituese. Shqetësimi është se si 5 fantastikët që janë lidership të PD nuk i dëgjojnë shqetësimet e demokaratëve. Duhet ta bëjmë PD fituese, të bashkojmë të gjithë demokartët që dergjen prej 13 vitesh në opozitë, të bashkojmë popullin opozitar dhe të bëjmë të mundur rotacionin.
Ne i kemi qëndruar qëndruar përballë qeverisë më banale dhe më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Kam marrë shumë mesazhe nga demokratë nga i gjithë vendi. Por ajo që po ndodh në Lezhë është se salla është e mbushur plot. Demokratët duan ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Demokratët e Lezhës i kanë provuar të gjitha, në këto vite gabimet e lidershipit të PD dhe braktisje nga lidershipi, por se kanë humbur shpresën asnjëherë.
Ai akuzoi drejtuesit aktualë se përdorin pushtetin e opozitës për të dobësuar partinë, në vend që ta përdorin për të rrëzuar qeverinë aktuale.
Salianji: Ne kemi pyetjen e thjeshtë, ‘çfarë ju mungon 5-çja fantastike e lidershipit që ta bëjmë PD fituese?’ Çfarë pengu keni që nuk e lini PD-në që të shpërthejë me energjinë e demokratëve, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës? Sepse lidershipi është në pushtetin e opozitës. Por në vend që të përdoret pushteti për të shkatërruar PD-në dhe demokratët, duhet përdorur pushteti për të larguar qeverinë e Ramës.





