Edvin Kulluri, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e quan Lulzim Bashën “hajdutin më të madh të votave në Partinë Demokratike”.

 

I ftuar në “Quo Vadis”, Kulluri komentoi edhe mbledhjen e Kryesisë ditën e djeshme, ku u vendos që zgjedhja e kryetarit të PD të bëhet në 13 qershor. Sipas tij, zgjedhja e kreut është gjëja e fundit, duke theksuar se PD ka nevojë fillimisht për reformim.

 

“Si mund të besohet ai njeri? E vërteta është se PD nuk ka humbur katër palë zgjedhje, ka humbur pesë. Basha është i trembur. Kjo u vu re ditën e djeshme, në mbledhjen e Kryesisë. Hapat që ka ndërmarrrë i ka bërë nga paniku. Edhe mosfutjen në zgjedhje, e bëri nga frika se do humbte.  Jam i sigurt që Basha do të fusë duart edhe në listat e anëtarësisë. Është hajduti më i madh i votave demokratike. PD është një parti që jeton në iluzion, gënjeshtër, për faj të liderit. Basha ka marrë vetëm 9 për qind të votave të koalicionit të djathtë në Tiranë. Ky njeri merr vetëm 3 mijë vota më shumë se Agron Shehaj. E shikoni se në çfarë pike është katandisur reputacioni i tij. Si kërkon të jesh lider për herë të pestë kur të votojnë vetëm 9 për qind e votuesve tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *