Avokati i shqiptarit që vrau kunatin e tij pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën, ka thënë se 50-vjeçari është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij.

Autori 50-vjeçar i vrasjes në Volos ka mësuar vetëm pak ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që pasoi për të mos folur. Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, gjë që ka ndodhur pas presioneve të shumta mëngjesin e së martës së kaluar dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit për këtë rast konkret. Pak orë më vonë, 50-vjeçari mori në dorë ligjin dhe vrau kunatin e tij.

33-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën e dhëndrit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve të saj teksa ata ishin në punë, ai iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende të fshehta, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka vazhduar ta përdhunojë.

“Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprës së tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte përkrahës i tyre, i ka mbështetur financiarisht”, tha për gegonota.neës avokati i autorit, z. Vasilikos.

18-vjeçarja që akuzoi viktimën 33-vjeçare si zhvatëse dhe përdhunuese fëmijësh ka në krah dy motrat e saj. Janë marrë deklarata dhe janë konfirmuar deklaratat e motrës së tyre, ndërsa sipas z. Vasilikos nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë. Gruaja e viktimës nuk ka dhënë ende një deklaratë por ka deklaruar një padi civile. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *