E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Është 5 vjeç dhe fiton 18 Milion $ në vit nga Youtube, njihuni me vajzën e vogël

Anastasia Radzinskaya, 5 vjecarja nga Rusia, është në krye të listës Forbes për Youtube-r i vitit.

Ajo është në vendin e tretë dhe për një vit ka arritur të fitojë rreth 18 Milion $ përmes kanaleve të saj në Youtube.

Ka 6 kanale në Youtube të cilët ndiqen nga një audiencë prej 107 milion persona por  më i famshmi është ” Like Nastya Vlog “, i cili ka 42.3 milion subscribers.

Por si nisi? Kur Radzinskaya lindi, mjekët mendonin se ajo vuante nga një sëmundje e cila do ta pengonte atë të fliste.

Reklamë

Kështu që prindërit e saj i bënin video teksa ajo bënte veprime të zakonshme në përditshmërinë e saj, të cilat me kalimin e kohës filluan të kishin një shikueshmëri më të madhe.

Që në moshë të vogël, ajo ka nënshkruar kontrata me markat më të njohura./Living

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë