I dërguari amerikan për ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij, për vizitën dy ditore në maqedoninë e Veriut.

 

Eskobar thekson se SHBA nuk kushtëzon as opozitën e as qytetarët por mbështet ata që synojnë qasjen me BE.

 

GABRIEL ESKOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERËNDIMOR

 

“Nuk kam ardhur këtu për t’u treguar njerëzve si të votojnë apo se si të formojnë qeverinë. Ajo që bëjmë ne, është që vendosim pritshmëri. Sa i përket kreut të opozitës dua të theksoj se nuk kam ardhur për t’i vendosur kushte. Dua të bëj të qartë se SHBA zgjedh si partner në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Europën, ata që tregojnë përkushtim ndaj NATO dhe vazhdojnë luftën ndaj korrupsionit. Kjo është edhe pritshmëria jonë.”

 

Zyrtar amerikan foli edhe për opozitën e cila ka deklaruar se është pro integrimit europian por kundër ndryshimeve kushtetuese.

 

“Marrë parasysh se çfarë ndodh sot në botë ne nuk e dimë se çfarë na pret nesër. AJo që dimë me siguri është se sot kemi mundësinë për ta çuar kandidaturën e Maqedonisë së Veriut më afër dhe më shpejt se kushdo tjetër në Ballkanin Perëndimor.Nga këndvështrimi i një miku të mirë, ne do të donim që Maqedonia e Veriut ta kapërcejë këtë pengesë. Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme më siguroi se nëse vendi përmbush atë që është përcaktuar në marrëveshjen aktuale, nuk do të ketë kushte të reja.”

 

I pyetur edhe për nivelin e korrupsionit në vend, Eskobar tha se kjo problematikë qëndron për të gjitha vendet e rajonit.

 

“Ajo që mund të them është se për të gjithë rajonin, korrupsioni mbetet një problem i madh. Jam i lumtur të shoh se procesi i anëtarësimit i jep rëndësi sundimit të ligjit si kusht për tu bashkuar. Kjo është një arsye tjetër pse ne duam ta shohim vendin në rrugën europiane. Çdo shtet që ka hyrë në BE është më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më i drejtë.”

 

Çështja e ndryshimeve kushtetuese, si kusht nga Bullgaria për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian ka krijuar mosmarrëveshje mes opozitës dhe qevrisë në Maqedoninë e Veriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *