I dërguari i Posaçëm i SHBA, Gabriel Escobar mbërriti këtë të mërkurë në Kosovë për të zhvilluar takime me krerët e shtetit, opozitën dhe përfaqësues të komunitetit serb.
Gabriel Escobar këmbënguli se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është i domsosdoshëm për të dyja palët ndërsa hodhi poshtë pretendimet se BE-ja nuk po tregon qasje të barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.
“Ne gjithashtu punojmë që të sjellim Serbinë të kryejë deyrimet e saj në këtë marrëveshje, kështu që kjo nuk është një përpjekje e njëanshme që vetëm
Kosova të marrë vendime të vështira për dialogun”, tha Escobar.
Presidentja Osmani në fjalën e saj theksoi se angazhimi dhe roli i Shteteve të Bashkuara mbetet kyç në çështjen e dialogut por jo vetëm.
“Bashkëpunimi me aleatët vec shba duhet të jetë bosht i veprimeve tona. Puna jonë e përbashkët me shba ka qenë dhe mbetet jetike sinë përpjekjet tona pa kompropmis për sundim të ligjit ashtu edhe për fuqizimin e shtetit”, tha Osmani.
Sa i takon çështjes së dinarit,e cila ka nxitur sërish tensione mes Kosovës dhe Serbisë por edhe aletaëve perëndimorë Osmani përsëriti se zgjidhja duhet të vijë përmes bashkëpunimit me aleatët.
“Ata janë pro zbatimit të Kushtetutës, siç e kanë thënë çdo herë dhe në favor të një plani tranzicional të qëndrueshëm, prandaj besoj se edhe çështja e kësaj rregulloreje do të ecë përpara me një zgjidhje të përbashkët dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Osmani.
Në deklaratën e përbashkët, diplomati amerikna dhe presidentja Osmani i bënë thirrje serbisë që të sjellë përgjegjësit e sulmeve të 24 shtatorit përpara drejtësisë.




