Subscribe

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar prej të enjtes ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut në përpjekje për të bindur opozitën maqedonase që të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Ato kanë lidhje me marrëveshjen që shkupi ka bërë me Sofien si kusht drejt anëtarësimit në BE.

 

GABRIEL ESKOBAR

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERËNDIMOR

 

“Duam t’ju shohim në Bashkimin Evropian. Ju jeni anëtare e Këshillit eurotlantik, kështu që duam që të jeni sa më pranë strukturave evropiane. Më vjen mirë që ka nisur ky proces dhe shpresoj se do të vazhdojë”

 

I dërguari amerikan nenvizoi se të njëjtat mesazhe do tia përcjellë edhe opozitës e cila ka thënë se pranon argumentet e SHBA por jo presionet.

 

“Askush këtu nuk do t’iu nënshtrohet torturave. SHBA nuk bën zgjedhjen e qeverive të anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, ne kemi pritshmëri dhe do ta përcjell mesazhin e njëjtë në gjithë rajonin se, SHBA-ja i sheh si partnerë natyralë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit”.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se mbështetja e fuqishme nga faktori ndërkombëtar, dëshmon rrugën e drejtë të institucioneve të Maqedonisë së Veriut ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ndryshimet kushtetuese do të dëmtonin interesat e qytetarëve.

 

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i hapi rrugën Shkupit që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Por, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, atëherë negociatat nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e ka përdorur edhe më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *