I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me të dërguarin e Brukselit, Miroslav Lajçak, kanë vijuar takimet me zyrtarët e lartë të Prishtinës, në ditën e dytë të vizitës në kosovë.

 

Dy zyrtarët e lartë u takuan fillimisht me kryetarin e ldk-së, lumir avdixhiku, me  kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe më pas me kreun e aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Takimet  me krerët e opozitës u zhvilluan në ambientet e brendshme të ambasadës amerikane në Prishtinë,duke bërë të pamundur aksesin e medias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *