I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me kryeministrin e Kosovës dhe aktorët e tjerë për dialogun si dhe çështjen e dinarit

Vizita do të ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, u shpreh Departamenti i Shtetit në njoftimin që konfirmoi vizitën.

Escobar do të mbërrijë në Prishtinë në një kohë kur marrëdhëniet e Uashingtonit me qeverinë e Albin Kurtit janë tensionuar për shkak të ndalimit të dinarit serb.

Kosova ka shpërfilllur deri tani paralajmërimet e ndërkombëtarëve për të bërë një hap pas./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *