E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Erzen Breçani: Jam i pafajshëm! Ish-zyrtari i lartë i policisë do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës

Nga Blerina Cene

Ish- nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani do të gjykohet nga Dhoma Penale e Kryeqytetit.

Reklamë

Gjykata e Posaçme shpalli sot moskompetencën për Breçanin si dhe ish- efektiven e policisë, Jonida Babameto, pasi veprat penale për të cilat ata akuzohen parashikohen nga juridiksioni i Gjykatës së Tiranës.

Brenda sallës së gjyqit Erzen Breçani u vetëmbrojt duke hedhur poshtë akuzat.

Reklamë

“Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “Pastrimit të Parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”, tha Erzen Breçani.

Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit në krim dhe për pastrim parash, ndërsa ish- policja, Jonida Babameto për nxjerrje të akteve sekrete, por duke nisur nga sot, akuza do të mbrohet nga prokurorët e kryeqytetit.

Ndërkohë gjykata antikorrupsion pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit e tjerë, mes të cilëve dhe ish- shefi e krimeve, Dedan Gjoni.

Kështu, dosja e njohur, “Metamorfoza 2” përfundon e ndarë në tri pjesë, njëra që i kalon Gjykatës së Tiranës, e dyta për të gjithë të pandehurit që kërkuan gjykim me 1/3 dhe grupi i tretë, ai i të arratisurve.

Mes tyre bën pjesë djali i Erzen Breçanit, Eralbi dhe Ervin Mata. Mbi ta rëndojnë akuzat më të rënda, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “trafik ndërkombëtar droge” në katër episode, prodhimi i municioneve “pastrimi parash e “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë