E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ervin Salianji drejt burgut, deputeti shkon në selinë e PD, Prokuroria i drejtohet Kuvendit për imunitetin

Një ditë pas vendimit të Apelit të Përgjithshëm, që konfirmoi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në çështjen Babale, deputeti demokrat mbërriti mëngjesin e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike.

Që prej orës 9 ai ndodhet në ambientet e brendshme të selisë, ku po zhvillon takime me drejtuesit e tjerë të PD.

Reklamë

Nga ana tjetër, prokurorja Elona Alvora, që u shortua për të ekzekutuar vendimin për Salianjin, pritet të dorëzojë kërkesën për arrestimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Partia Demokratike pretendon se Ervin Salianji nuk mund të prangoset pa iu hequr imuniteti i deputetit dhe për këtë aryse, kërkon që të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe i Imunitetit në kuvend.

Reklamë

Paralelisht, grupi parlamentar demokrat ka njoftuar mbledhje në mesditë, për të detajuar veprimin politik.

Ervin Salianji u shpall fajtor për dosjen “Babale”, ku përmes një audio-përgjimi të publikuar në vitin 2018, akuzoi vëllain e ish- ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn si trafikant droge. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë