Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2025
Vizion fokus

Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Ilir...

Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon homologun Konaković...

Enrique: Pres një finale të bukur me Interin

“Ura”/ SPAK zbulon si funksiononte skema: Ja si kryheshin...

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet...

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë...

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të...

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 27-vjeçari...

Ervin Mete: Në qershor prezantojmë disa masa lehtësuese për tatimin e pagave

26 Mars 18:50

Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Lajmin e ka bërë të ditur sot Ministri i Financave Ervin Mete në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Ministri Mete u shpreh se rritja për herë të parë e vlerësimit nga “Standard&Poor’s” për Shqipërinë, nga B+ në BB- është një vlerësim i përpjekjeve për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e financave publike. Ministri Mete tha se ky vlerësim do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit.

“Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro,“ theksoi ndër të tjera ministri Mete.

Ministri i Financave tha po ashtu se edhe detyrimet e prapambetura zbritën në nivelin më të ulët dhe se në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

“Jemi aktualisht në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastin të ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të rishikuar për mbledhjen e të ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokus rritjen e mirëadministrimit fiskal dhe gjithashtu në frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie të legjislacionit fiskal,” u shpreh më tej ministri.

Ai e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar faktin se ky moment i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si dhe vlerësimet e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë për të thelluar ritmin e reformave./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi Kryesoret Politike
Tagged:
Ervin Mete Masa Lehtësuese tatimi i pagave

Nga e njëjta kategori

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti: Do ketë analizë dhe llogari brenda PD

më shumë...

Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

më shumë...

“Ura”/ SPAK zbulon si funksiononte skema: Ja si kryheshin pagesat për lëndët narkotike dhe “roli” i shoferëve të autobusëve

më shumë...

Pritet miratimi i rezultatit nga KQZ, komisionet zonale dorëzojnë tabelat përmbledhëse

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:27

Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë

8:04

Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në...

7:48

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë...

7:41

Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon...

7:07

Enrique: Pres një finale të bukur me...

6:45

“Ura”/ SPAK zbulon si funksiononte skema: Ja...

6:36

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë...

6:29

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9...

6:14

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund...

6:02

Proda takohet me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP...

5:55

Shenjat e para që tregojnë se keni...

5:39

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska...

5:34

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal,...

5:13

Ja ushqimet që luftojnë kolesterolin

5:10

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin,...

4:40

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj...

4:38

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:18

Ambasadorët e BE-së miratojnë fondin prej 150...

4:00

Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompani...
  • Kume: Rama u tregua i zgjuar, shtyrëzoi sistemin zgjedhor, m...
  • FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services