E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 56 minuta më parë
Politikë

Ervin Bushati zbulon komunikimet me Edi Ramën: Krenar për PS-në e Tiranës

Kreu i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati zbuloi për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” komunikimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

 

Edhe pasi nuk mori mjaftueshëm vota më 25 prill për t’u bërë sërish deputet, Bushati tha se është krenar për PS-në e Tiranës dhe shtoi se arritjet në kryeqytet i ndan edhe me Ramën.

 

Reklamë

“Kemi patur komunikim, komunikojmë shpesh. Flitet për mandatin dhe punën që është bërë. Ajo që është bërë në Tiranë është më ë re, më e shpejtë, më e hapur se në vendet e tjera. Të gjithë shikojnë nga Tirana për ndryshimin. Fitorja e Ps është fitorja e gjithsecilit. Fitorja e PS është e imja. PS ka bërë një punë shumë të madhe këto dy vite. Jam krenar.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë