E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Erseka në terr, vidhen kabllot e ndriçimit në qytet

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës së djeshme kabllot elektrike për ndriçimin e shëtitores përgjatë rrugës së Ersekës.

 

Kjo shëtitore duke qënë se është lenë e papërfunduar nuk i është dorëzuar ndërmarjes së Shërbimeve publike të Bashkisë së Korçës.

 

Reklamë

Linja e ndriçimit të kësaj shëtitoreje është vendosur nga firma kontraktore për rikonstruksionin e këtij aksi rrugor vetëm pak ditë më parë.

 

Policia bën me dije se janë vjedhur thuajse të gjitha kabllot e ndriccimit të kësaj rruge por ende blutë e korccës nuk kanë një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

 

Duhet thënë se vjedhjet e kabllove të ndriccimit të rrugëve të qytetit juglindor të vendit kanë qënë të shpeshta përfshi këtu unazën e qytetit dhe deri tek kabllot e ndriccimit të rrugicave.

 

Një fenomoen ky që po kthehet në shqetësim jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe vetë qytetarët.

 

Vjedhjet përfshi edhe banesat por edhe biznese janë kthyer në një tjetër shqetësim për qytetin e Korccës dhe ajo ccfarë është shqetësuese është fakti se policia në pak raste ka shkuar tek autorët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë