E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Erotizmi “pushton” galeritë

Ato kanë pushtuar galeritë e kryeqytetit. Erotizëm edhe me figurat historike, nudo që lundrojnë në ngjyra apo thjesht bardh e zi janë ekspozohen këtë javë kryeqytet. Të gjitha komunikojnë me publikun me telajot e artisteve femra. E para, ishte Lumturi Blloshmi e cila edhe pse e grishi publikun me punimet që rrëfenin politikanët shqiptarë në një këndvështrim tjetër, nuk shpëtoi pa e tërhequr publikun në këndin e nudove. Mes tablove plot ngjyra, Blloshmi nuk denjoi të përcillte edhe një vepër ku në qendër ishte vetë ajo. Debati i javës, edhe për më skeptikët do të vinte nga një artiste e re, Meri File, e cila rrëfente përmes një nudoje me ferexhe një shoqëri të ndrydhur seksualisht si ajo shqiptare. E ekspozuar mes punimeve të 19 artistëve të tjerë në muze, vajza me ferexhe arriti të tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ajo që nuk pritej nga grafistja e parë shqiptare do të vinte në Galerinë Kombëtare të arteve pak ditë më vonë. Artistja Dhrami nuk kishte ekspozuar kurrë më parë pasi veprat e saj të mbetura në Poloni ku kishte studiuar nuk u njohën asnjëherë nga shqiptarët. Nudot bardh e zi, por edhe ato me ngjyra u ciëlsuan nga kritikët dhe kuratorët si tablotë që do të hynin në historinë e artit shqiptar. Dhe më e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është erotizmi i Ali Pashë Tepelenës. Ai zhvishet nga mizoria, hakmarrja dhe dëshira për të sunduar. Sepse në telajot e Natasha Begës ai shkrihet bukur me vajza haremi, sigurisht pa harruar edhe të bukurën Frosinë të Janinës, siç preferonte ta quante vetë Ali Pashë Tepelena.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video