Subscribe

Dom Ernest Troshani drejtuar ketë të hëne meshën e parë nën petkun e kardinalit. Ka qenë një nga festat e veçanta që ka kryeqendra e veriut, “Zoja e Shkodrës” e mbajtur në katedralen e “Shën Shtjefnit”. Kardinali Troshani bëri thirrje për t’u bashkuar në lutje pa dallim feje, për ditë më të mira për vendin. Pas meshës, besimtarët ndoqën koncertin në skenën e improvizuar në oborrin e katedrales, ndërsa kambanat e kishës shënuan edhe nisjen e spektaklit të fishekzjarrëve që ndriçonin qiellin e Shkodrës. Historia e Zojës së Shkodrës nis që me 25 prill 1467 kur ikonën e Shën Mërisë me Jezusin fëmijë e larguan nga kisha pranë kalasë së Rozafës drejt Italisë. Këshilli i katërt i Peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *