E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ermonela Jaho rrëmben OSCAR-in

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ia del të ngrejë Oscar-in e International Opera Awards dhe të triumfojë mes shumë figurave të shquara të artit operistik në botë. E nominuar në kategorinë per çmimin e publikut sopranoja ka fituar votat e marra nga e gjithë bota, për t’u kurorëzuar si fituesja e International Opera Awards për vitin 2016. Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Michael Fabiano, Eva-Maria Westbroek dhe Dmitri Hvorostovsky ishin zërat më të mirë pretendentë të trofeut me të cilin u vlerësua sopranoja shqiptare Ermonela Jaho. Në Teatrin Savoy të Londrës ku u ndanë çmimet operistike, e mrekullueshmja Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly. Sopranoja nuk ka harruar të falenderojë admiruesit e saj nëpër botë dhe ta ndaje gëzimin e saj me shqiptarët për mbështetjen që i dhanë. “Dua te falenderoj te gjithë admiruesit e artit tim neper bote dhe veçanërisht ne Shqipëri per mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo qe i dedikon jetën pasionit te tij është gjithmonë fitues. Ju dua te gjithëve,” shkruan Ermonela në Facebook.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë