E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Ermonela Jaho përkrah Placido Domingos

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho rikthehet për herë të dytë në skenën e ‘’Orange’’ në Francë. Ajo do të interpretojë ‘’La Traviata’’-n, përkrah mjeshtrit Domingo. Këtë e lajmëron vetë artistja shqiptare me famë botërore në një postim të saj në rrjetin social Facebook, ku edhe vlerëson mbështetjen e tenorit spanjoll Placido Domingo për këtë projekt artistik që i bën bashkë në skenë. “Faleminderit maestro për thjeshtësinë dhe fjalët vlerësuese në konferencën e djeshme të shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. Është shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… “Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të tërë të bëhesh human!”, shkruan Ermonela Jaho në Facebook. Artistja ngjitet ne skenën franceze me 3 dhe 6 gusht per te performuar.

 

Më shumë video

Reklamë