Ermonela Jaho hap sezonin në Spanjë

Teatri Real në Madrid të Spanjës është gati për të nisur sezonin e ri. Kalendarin artistik e hap me tragjedinë Otello, ku një ndër rolet kryesore vjen nën interpretimin e shqiptares Ermonela Jaho. Historia tragjike e çiftit vjen me 15 shtator në këtë teatër me Ermonela Jahon si Desdemona dhe Gregory Kunde si Otello. Sopranoja shqiptare sjell me këtë shfaqje edhe Verdin, një vepër të të cilit Teatri Real, nuk e ka përcjellë që nga nëntori i vitit 1999. Pak ditë më parë, Jaho performoi edhe në koncertin e madh në Romë në nder të shenjtërimit të Nënës Terezës. Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje, e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës, pas debutimit të saj këtë verë krah Placido Domingos.




