Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj deklaroi se pas protestës së qytetarëve qëndron e fshehur politika. Sipas saj, janë Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha që po frymëzojnë protestuesit për akte dhune për të marrë pushtetin. Nga studioja e lajmeve në “Vizion Plus”, Felaj shprehu keqardhjen që po përdoren edhe të miturit.

 

“Nëse vërtetë do të protestohej për humbjen e jetës së një të riu, nuk do të kishte asgjë për të komentuar dhe protesta mund të vijonte me ditë të tëra. Por në momentin që protesta u transformua dhe pati akte dhune, është e qartë që është e frymëzuar politikisht. Nuk është një protestë për drejtësi, por për pushtetin e humbur të Sali Berishës, të Ilir Metës, të Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Ata janë thjesht njerëz të marrë peng, të gënjyer, të verbër që nuk po arrijnë të arsyetojnë në mënyrë të ftohtë dhe sesa keq po përdoren. Më e keqja është që po përdoren të mitur.”

 

E pyetur për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Felaj tha se përgjegjësia është personale dhe jo kolektive për rastin në fjalë. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kujdesen për të miturit që të mos marrin pjesë në protesta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *